“Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA”/ Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares së Sigurisë: Nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme...

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.
Sekretarja thekson se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni, do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.
Po ashtu ambasada thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës
“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu.
Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës.
Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




