Salianji drejt Policisë, zbulohen mesazhet brenda grupeve të PD: Njoftoni kë të mundeni…
Deputeti Ervin Salianji do të dorëzohet sot në Policinë e Tiranës.
Burime nga selia e PD bëjnë me dije se krahas dorëzimit të Ervin Salianjit, demokratët kanë thirrur një tubim para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Përkrahësve të PD u është kërkuar që të marrin pjesë në një tubim ditën e sotme në orën 17:00 për të mbrojtur Ervin Salianjin.
Ndërkohë që Gazment Bardhi tha sot se Grupi i PD kishte vendosur në mënyrë unanime që të ngujoheshin në selinë e PD, dhe mos lejonin arrestimin e demokratit, Ervin Salianji.
Por sipas tij, Salianji vendosi të dorëzohet dhe të mos zbatojë vendimin e Grupit, duke mbajtur një qëndrim personal.
SMS I PARE:
Pershendetje! Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.
SMS i DYTE
Mesazhi i Grupit te PD:
Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent. Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë (tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që i bëhet Salianit është goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128