Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në Kamëz: 11 maji, moment për vendime të forta

21 Mars 2025, 22:45 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në
Në një takim me strukturat e Koalicionit Euroatlantik në Kamëz, Lulzim Basha prezantoi ekipin e kandidatëve për deputetë: Alfred Ahmetcenaj, Armend Gjana, Fatmir Gjoçi, Artan Murati dhe Shemsi Prençi.

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm, Basha theksoi se ky ekip përfaqëson integritetin, ndershmërinë dhe vizionin për një Shqipëri të re, ku politika i shërben qytetarëve dhe jo interesave të ngushta personale.

Ai tha se kandidatët e Koalicionit Euroatlantik vijnë me një mision të qartë: për të rikthyer besimin te politika si shërbim publik dhe për të ndezur një dritë shprese në zemrat e familjeve shqiptare, të lodhura nga korrupsioni dhe padrejtësia.

Në vijim të fjalës së tij, Basha u ndal edhe te raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e përcakton qartë korrupsionin si pengesën më të madhe për zhvillimin e Shqipërisë. Ai theksoi se është koha për vendime të forta dhe të drejta.

“11 maji është dita kur qytetarët shqiptarë duhet të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për një Shqipëri më të drejtë, duke i lënë Edi Ramës hallet e tij dhe të shokëve të tij”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se rrugëtimi i Koalicionit Euroatlantik do të vazhdojë përkrah aleatëve strategjikë të vendit.

“Kjo aleancë nuk lidhet me interesa personale, por me interesin kombëtar dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”, tha Basha.

Në përmbyllje, ai përcolli një mesazh shprese dhe besimi: Shqipëria meriton më shumë – më shumë drejtësi, mirëqenie, mundësi dhe mbi të gjitha, më shumë shpresë për të rinjtë dhe për çdo qytetar që ka zgjedhur të mos dorëzohet.

Postimi i Bashës:

Në Kamëz, mes energjisë dhe entuziazmit të njerëzve që besojnë ende te forca e shpresës dhe ndryshimit, prezantuam kandidatët tanë për deputetë:
Alfred Ahmetcenaj, Armend Gjana, Fatmir Gjoçi, Artan Murati dhe Shemsi Prençi.

Një ekip me integritet, ndershmëri dhe vizion të qartë, që vjen për të rikthyer besimin te politika si shërbim publik dhe për të ndezur një dritë shprese te çdo familje shqiptare që është lodhur nga korrupsioni dhe padrejtësia.

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit e tha qartë:
Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë.

11 maji është momenti për vendime të forta.
Është dita kur qytetarët votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për një Shqipëri më të drejtë, duke i lënë Edi Ramës hallet e tij dhe të shokëve të tij.
Ne besojmë fort se Shqipëria nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Rrugëtimi ynë do të vazhdojë krah për krah me aleatët tanë strategjikë, sepse kjo aleancë nuk lidhet me interesa personale, por me interesin kombëtar dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.
Shqipëria meriton më shumë – e mbi të gjitha, më shumë shpresë për të rinjtë dhe për çdo qytetar që ka zgjedhur të mos dorëzohet.

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në