Shoqërimi në polici i nënkryetarit të FRPD-së, vjen reagimi i menjëhershëm i Rithemelimit

30 Maj 2023, 22:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Shoqërimi në polici i nënkryetarit të FRPD-së, vjen

Rithemelimi ka reaguar në lidhje me shoqërimin e drejtorit të Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushatit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rithemelimi thekson se shoqërimi i tij është bërë pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive e shton se policia u bindet urdhrave politikë.

‘Në një kohë kur krimi po bën ligjin dhe shteti shqiptar është gjunjëzuar përpara tij, policia e shtetit vijon ti bindet urdhrave politik. Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës n/kryetari i FRPD së Shqipërisë Arvit Bushati.

Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj. Kjo situatë kriminale ku për ligjin nuk pyet askush, është fytyra e vërtetë e qeverisë Rama e cila në gjithë këto vite ka zgjedhur që të bëhet palë me të keqen.

Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për ti intimiduar dhe mbajtur nën presion. Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej çdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim.

Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhërave politik pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që ti mbrojë përballë këtij skenari antiligjor që është ngritur në këto 10 vite në vend.’- shkruan PD e Rithemelimit.