Analisti i njohur me nota ironie kritikon deputeten e PD-së: Ti nuk e di me cilën parti je!
30 Maj 2023, 20:03 / POLITIKË

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di as vet me cilën parti është.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se deputetët e PD nuk mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë përfaqësojnë e sipas tij, kjo është një nga arsyet që ka humbur opozita në zgjedhje.
“Kemi një deputete këtu që nuk e di me kë është, nuk e di se çfarë po bëhet te partia. Duhet të ketë një farë përgjegjësie personale kur je nën logon e një subjekti politik dhe kur merr përgjegjësi të përfaqësosh qytetarët dhe kjo është një nga arsyet që ka humbur PD. Në gjykimin tim është vetëm ajo parti që ka njohur ligji dhe nuk ka asnjë parti tjetër”- tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



