
Është kërcënuar Ahmetaj nga Rama? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Deputeti socialist Damian Gjiknuri zgjodhi të heshtë për akuzat e Arben Ahmetajt ndaj kryeministrit Edi Rama, në një intervistë televizive të transmetuar javën e kaluar.
Ish-numri dy i qeverisë është shprehur se “një nga arsyet se pse Damian Gjiknuri nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar”.
Lidhur me këto deklarata u pyet nga gazetarët Damian Gjiknuri në një prononcim që mbajti për mediat pas dështimit të mbledhjes fizike të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.
Gjiknuri zgjodhi të mos komentojë.
“Shpjegimet e mia i kanë dhënë në konferencë për shtyp. Kur të dal në pension do shkruaj një libër kujtimet e mia”, tha ai shkurtimisht.
Pa përgjigje la edhe pyetjen nëse Arben Ahmetaj është kërcënuar nga ish-shefi i tij politik Edi Rama.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128