“Si shpjegohet heshtja e Metës”/ Analisti: Ka lidhje me hetimet nga SPAK...

Analisti Genc Burimi tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të diel, se kreu i Partisë së Lirisië, Ilir Meta ka heshtur jo vetëm për çështjen e Berishës, por edhe për shumë çështje të tjera për të cilat më herët reagonte.
Kjo sipas tij, lidhet me sekuestrimin e telefonave nga SPAK-u dhe me proceset hetimore ndaj tij.
“Ka shumë kohë, jo vetëm me Berishën, por edhe për veten e tij. Më parë ishim mësuar ta shikonim Metën në konferencë për çdo temë. Kësaj here është komplet i tërhequr.
Kjo lidhet edhe me marrjen e telefonave, me hapjen e anketimit nga SPAK-u. Vetëm ky shpjegim mund të jetë. Por që kjo është e gabuar, se edhe Berisha ndonëse i hetuar dhe tashmë i arrestuar kjo nuk e pengon Berishën, ai thotë “drejtësia ka punën e vetë, unë kam timen”. Nëse është i përndjekur politikisht Meta nuk duhet ta ndalojë betejën politike”,-tha Burimi.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


