“S’ka burrë nëne”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia dhe pezullohet votimi
11 Maj 2025, 11:25 / POLITIKË

Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.
“S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.
“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.
Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
