Sondazhi/ 80% e atyre që duan partitë e reja, do votojnë vetëm se janë kundër PS dhe PD

30 Tetor 2024, 23:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Sondazhi/ 80% e atyre që duan partitë e reja, do votojnë

Në sondazhin e fundit të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv qytetarët e Tiranës u pyetën si do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot.

Një ndër pyetjet ishte lidhur me motivin për të cilin votohet, e cila kishte dy alternativa: Mbështetja për partinë që votoj dhe Kundërshtimi ndaj partive rivale.

Ata që votojnë PS, 78.3% votojnë për mbështetje ndaj partisë që mbështesin, ndërsa 21.7% votojnë si formë kundërshtie ndaj partive rivale.

Sa i përket demokratëve, 81.4% votojnë si formë mbështetje për partinë e tyre PD-në, ndërsa 18.6% votojnë si kundërshtim ndaj partive rivale.

Sa i përket atyre që mbështesin parti të tjera, përveç dy kryesoreve: 21.7% votojnë për mbështetje ndaj partisë së tyre, ndërsa 78.3% votojnë për kundërshtim ndaj dy partive kryesore apo partive rivale.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128