SONDAZHI/ Zhupa më e preferuara mes figurave të PD, lë pas Sali Berishën dhe Tabakun

Ina Zhupa, Sali Berisha dhe Jorida Tabaku janë më të votuarit e Partisë Demokratike në sondazhin e hapur një javë më parë nga ZËRI. Nga i gjithë grupi parlamentar vetëm shumë pak prej tyre duket se e meritojnë një tjetër mandat në sytë e qytetarëve. Më e votuara e sondazhit është deputetja Zhupa, e cila ka një diferencë të dallueshme me kryedemokratin Berisha. Pas tyre renditet Tabaku, ndërsa me përqindje të barabartë votash janë Saimir Korreshi dhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.
REZULTATET E SONDAZHIT- Nëse zgjedhjet do mbaheshin nesër kë do votonit?
1%- Sorina Koti; Kastriot Piroli; Ferdinand Xhaferraj; Flamur Noka; Flamur Hoxha; Eralda Bano; Emilia Koliqi; Albana Vokshi; Asllan Dogjani
2%- Vangjel Dule; Zhani Gjergji; Tomor Alizoti; Helidon Bushati; Elda Hoti; Agron Gjekmarkaj; Bledjon Nallbati; Bujar Leskaj; Dhurata Çupi (Tyli); Edi Paloka; Oerd Bylykbashi.
5%-Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi
7%-Jorida Tabaku
9%- Sali Berisha
32%- Ina Zhupa
Megjithatë, deri më 11 maj, ky rezultat mund të ndryshojë./ZËRI
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


