Sot mbahet seanca për Salianjin, shqyrtohet në Gjykatën e Fierit kërkesa për lirim me kusht

Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pritet të shqyrtojë raportin e Shërbimit të Provës, i cili do të jetë vendimtar për fatin e Salianjit.
Në seancën e mëparshme, avokati mbrojtës Ledio Brahio deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP ka rezultuar pozitiv.
Salianji ndodhet në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Ai ka përmbushur dy të tretat e dënimit dhe kërkon lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.
Seanca e sotme konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi pritet të përcaktojë nëse ish-deputeti do të lirohet apo do të vazhdojë qëndrimin në qeli.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
