
Spahiu tallet keq me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kush e ha propagandën! Si Saliu si Rama e dinë që tani rezultatin e 11 majit

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka si kartë elektorale integrimin në BE brenda 2030, kryetari i PD-së Berisha bëri dhe një premtim gati në kufijtë e absurdit duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv, beson se integrimi në BE varet më shumë nga vendet e Bllokut europian dhe se premtimet janë pjesë e fushatës elektorale
“Nëse BE nuk do të ketë prioritet zgjerimin e vet për shkak të forcave ekstremiste vijnë si dominancë në vendimmarrjen e BE-së, apo disa vende të vendosin veton që Europa të mos zgjerohet ne sikur të bëjmë çudira sërish nuk do na pranojnë. Megjithatë Rama është në të drejtën e vet. Dikush na premton Europën deri në 2030, e dikush premton se do shkojmë në Amerikë pa viza. Kjo është propagandë elektorale. Kush e ha këtë propagandë elektorale e ha.
Spahiu është i bindur se si Rama dhe Berisha e dinë që sot se kush do shpallet fitues dhe sa mandate do të marrë secili në zgjedhjet e 11 majit.
“Nëse ne nuhasim rezultatin e zgjedhjeve Berisha dhe Rama janë dy personazhet me eksperiencën më të gjatë politike për shkak se kontrollojnë informacion më shumë, kanë struktura më shumë. Ata e dinë që tani në tavolinë cili është rezultati I përafërt I zgjedhjeve. Të dy kanë qasje të ndryshme si po e trajtojnë fushatën elektorale duke i paraprirë 12 majit. Askush nga të dy nuk po punon për 11 majin. Ata të dy e dinë rezultatin e zgjedhjeve. Vetë listat e kandidatëve për deputetë janë prognozë çfarë lexojnë në optikën e tyre rezultatin e 11 majit.
Spahiu tërheq vëmendjen tek fleta gjigande e votimit, për të cilën ai druhet se do të shkaktojë shumë fletë të pavlefshme prandaj nxit KQZ të bëjë një fushatë ndërgjegjësi për shqiptarët për mënyrën si të votohet.
‘Fleta e votimit si çarçaf i shkaktoi pavlershmëri 50% të votave të diasporës në zgjedhjet e 2021 Kosovës. Kam dyshimet e mija që me këtë fletën 60 centimetra, në disa province të Shqipërisë njerëz të moshuar do e kenë shumë të vështirë e do e çojnë dëm" tha Spahiu.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128