“SPAK e bën për t’u hakmarrë”/ Arrest shtëpie për Berishën, avokati: Mbikëqyrja policore e paligjshme

Për avokatin e Sali Berishës, Genc Gjokutaj, mase e SPAK për Sali Berishën “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore” është e pambështetur në ligj.
Në një deklaratë për mediat, teksa shpjegoi arsyet e shtyrjes së seancës, Gjokutaj tha se kjo masë është marrë për të bërë një proces jo ligjor dhe për t’u hakmarrë ndaj Berishës.
“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës ndaj ish Kryeministrit Berisha. Ne i kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen, për arsye që i kemi bërë të ditur. Ajo nuk u shpreh as pro as kundër. Ne kishim dorëzuar kërkesën më parë që provojnë faktin se Berisha ka qenë kreu i KLD dhe në shkurt gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar
Seanca vijoi deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe në bëmë disa pyetje për të cilën ata bënë sikur dhanë përgjigje, por ato përgjigje nuk u dhanë. Kërkesa e prokurorëve ishte shoqëruar me prova dhe ne kërkuam të njiheshim, prandaj u vendos për nesër seanca.
Ajo që dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një provës të ligjshëm, por për t’u hakmarrë”, tha avokati Gjokutaj.
-
-
Vrau gruan dhe 4 fëmijët, arrestohet 33 vjeçari francez
26 Dhjetor, 12:22 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




