SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që transferuan Erion Veliajn nga Durrësi në ambientet e Apelit të GJKKO

18 Mars 2025, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që transferuan Erion

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë nën hetim policët e burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në apelin e GJKKO, pasi rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.

Veliaj, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

 

Po ndodh...