“SPAK-u arreston vetëm opozitën”/ Abilekaj debaton me Kullurin: Berisha është futur vetë në shtëpi

14 Tetor 2024, 23:40 / POLITIKË ALFA PRESS

“SPAK-u arreston vetëm opozitën”/ Abilekaj debaton me
Analisti Enton Abilekaj dhe bashkëdrejtuesi I përtisë së sapoformuar “Djathtas 1912” debatuan në emisionin “Të Paekspoziarit” në MCN Tv për SPAK-un. Ndërsa Abilekaj tha se SPAK-u është totalisht i njëanshëm dhe bën arrestime vetëm nga opozita, Kulluri I kujtoi se janë mbi 100 zyrtarë të majtë të hetuar.

Enton Abilekaj: Ajo që nuk jam dakord unë është ajo që thonë që të mbështesin pa kushte drejtësinë e re. Pra të mbështesësh arrestimin e Salianjit, të mbështesësh arrestimin në shtëpi të Sali Berishës pa asnjë lloj prove, këtë presionin që po i bëhet opozitës sot nëpërmjet çështjeve gjyqësore dhe hetimore dhe të thuash që kjo është drejtësia.

Edvin Kulluri: Sot ti ke mbi 100 zyrtarë të majtë që janë hetuar, ose janë duke u hetuar. Ta reduktosh punën e SPAK-ut vetëm te Berisha, Salianji dhe te Bollano, më duket e pjesshme. Sepse edhe zoti Berisha hetohet për një çështje të para shumë viteve.

Enton Abilekaj: U thirr për inceneratorët dhe çështja shkoi në gjykatë pa Veliajn, kjo çështje është e mbyllur. Burgosja e Salinajit dhe hetimi i Arben Ahmetajt nuk janë njësoj. Janë të dyja të kërkuara politikisht. Burgosjen e Salianjit e kërkoi Fatmir Xhafa dhe ia bënë dhuratë, burgosjen e Arben Ahmetajt e kërkoi Edi Rama dhe ia bënë dhuratë.

Edvin Kulluri: Po si do të kërkonte Edi Rama arrestimin e zv/kryeministrit të vet? Po Vangjush Dakon Edi Rama e goditi?

Enton Abilekaj: Unë nuk e di se çfarë lëshon Rama, nuk do të merrem emër për emër.

Edvin Kulluri: Po janë nja 12 kryetarë bashkie të PS-së.

Enton Abilekaj: Për çështjen e inceneratorëve a janë fajtorë ata që janë në burg?

Edvin Kulluri: Nuk janë vetëm ata.

Enton Abilekaj: Po fajtorët e vërtetë nuk ndodhen në kryeministri dhe bashki? Mbaroi hetimi për inceneratorin.

Edvin Kulluri: Po të dëgjosh deklaratën e SPAK-ut, thotë mbaroi faza e parë. Sali Berishën nuk e ka futur kush në burg, i kanë thënë do të paraqitesh një herë në muaj në gjykatë. Berisha është futur vetë në shtëpi, nuk e kanë futur ata.

Enton Abilekaj: SPAK-u nuk ka guxuar të bëjë asnjë arrestim pa lejen e Ramës.

Edvin Kulluri: Po këtë s’e dimë.

Enton Abilekaj: Po Jurgis Çyrbja jep dorëheqjen se duhet të ndiqet penalisht. SPAK arreston vetëm opozitën. Nuk ka hetuar asnjë dosje që ka çuar opozita në SPAK.

Edvin Kulluri: Po pse i çon në SPAK? Opozita nuk e njeh, e quan organizatë kriminale.

Enton Abilekaj: SPAK-u është totalisht i njëanshëm.

Edvin Kulluri: Për mua nuk është.

Po ndodh...

ide