
Syri Tv demaskon “Bijtë e Sorosit në Shqipëri”, plasin e reagimet, lajmi fshihet, reagon Çim Peka!

Në puntatën e kësaj të enjteje në emisionin, “Çim Peka Live” në Syri Tv, tema ishte mjaft interesante: Bijtë e Sorosit në Tiranë!
Themi interesante sepse jo vetëm nga kjo media, por i gjithë aksioni i opozitës Berisha që nga dita që u shpall “non grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga grupi parlamentarë i PD, e gjithë lufta dhe artileria e rëndë është drejtuar kundër Soros.
Ky i fundit ka kapur qeverinë Rama, Shqipërinë, çdo institucion, Drejtësinë, e madje edhe ambasadën amerikane atë të BE, britanike e të tjera. Por mbi të gjitha Soros është autori i një lobimi të fuqishëm deri në Departamentin e Shtetit, për të shpallur Sali Berishën një person të padëshiruar si një politikan dhe ish shtetar i korruptuar, rrezik për demokracinë dhe madje edhe për sigurinë e SHBA.
Por Soros nuk është një nocion “abstrakt” dhe as një plak miliarder që thjesht harxhon para pa hesap, në favor të Ramës dhe kundër Berishës. Nëse e bën këtë, ai natyrisht përdor veglat dhe “bijtë” e tij në Tiranë. Në këtë këndvështrim tema e këtij emisioni të “Çim Peka Live”, ka kuptim.
Pra emisioni filloj, por përpara se të niste analiza e shkatërrimit të opozitës nga Soros për hesap të Ramës, atij i parapriu një insert ku u publikuan 23 emra dhe foto, të së ashtuquajturës celulë të Sorosit në Shqipëri.
Përveç figurave tashmë të njohura si Edi Rama me bashkëshorten Lindën, Erion Veliajt, Dalina Ficos, Endri Fugës etj, ajo që ra në sy ishte edhe përfshirja e shumë zërave mediatik dhe publik të cilët faktikisht janë zëra të fortë, kundër qeverisjes Rama “Të kapur nga Soros”.
Kështu në listën me 23 emra dhe fotografi spikasin personazhe publikë si Jonida Godole, Aranita Brahja, Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi, Henri Çili, Besar Likmeta i BIRN, etj.
Të gjithë këta deri më tani nëpërmjet aktivitetit të tyre publik, mediatik apo mediave që drejtojnë e kanë drejtuar, mund të quhen nga zërat më cilësorë kundër qeverisjes Rama.
Këtu duket se ka një kontradiktë. Sipas listës së “Çim Peka Live”, bijtë më të vegjël të Soros janë “maskuar” si kundërshtarë të hapur dhe të fortë, kundër Kryebirit të tij që është Edi Rama, i cili kryeson edhe këtë listë.
Gjithashtu duhet të theksojmë se gati të gjithë këta personazhe publik, kanë qenë të ftuar special në Syri Tv ku kanë denoncuar korrupsionin dhe deformimin e demokracisë dhe shtetit ligjorë të “bijve të Soros” në pushtet, që janë Edi Rama, Erion Veliaj, etj.
Denoncimi ishte i fortë, u komentua me pasion nga të ftuarit në panel, por “çuditërisht” atë nuk e zuri dita e nesërme. Menjëherë pas mbylljes së emisionit, lajmi dhe inserti u fshi me gjithë listën në bllok.
Çfarë kishte ndodhur që “Bijtë e Soros” mundën edhe “Çim Peka Live” dhe e detyruan që të vetë-censurohet, duke zhdukur lajmin bashkë me listën me emra në kohë rekord?!
Plasën reagimet publike dhe jo. Autorëve të emisionit, u është kërkuar, (siç e pohon vetë Peka), që të tregojnë fakte për veprimtarinë dhe përfshirjen e tyre në “Fondacioni Shoqëria e Hapur” me veprimtari në Shqipëri.
Reagimi i parë ishte nga Jonida Godole, pjesëtare e forumeve të larta të PD dhe një veprimtare e fortë në kauzën e ish-të përndjekurve politikë.
“Në këto momente në një medium televiziv po qarkullojnë informacione të rreme mbi personin tim, duke injoruar standardin më minimal të gazetarisë: verifikimin e të dhënave që publikojnë. Meqenëse kjo nuk ndodh për herë të parë po sqaroj si më poshtë: Deri më tani nuk kam qenë kurrë pjesë e strukturave drejtuese të Fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe as nuk kam përfituar kurrë fonde e privilegje, as si person, as si drejtuese e ndonjë institucioni!
Ky është fakt që mund të kontrollohet lehtë nga të gazetarët dhe të ftuarit e mediumit në fjalë. Kërkoni listën e bordit drejtues të fondacionit dhe verifikoni online të gjithë projektet fituese të personave dhe organizatave në 10–15 vitet e fundit dhe publikojini po deshët. Gazetari do të thotë të merresh me fakte jo me shpifje”, shkruan ajo në faqen e saj në FB.
Duket se reagimet kanë qenë shumë të forta se menjëherë pas mbylljes së emisionit, ka reaguar edhe autori dhe moderator i tij, Çim Peka.
“Për të gjithë që po reagojn publikisht dhe privatisht, se pse ju doli emri, ja ku i keni prej vitesh. Nuk kam parë asnjë reagim apo përgënjeshtrim tuajin asnjëherë. Rëndësi ka të mos jeni. Bëjeni përgënjeshtrimin publikisht dhe ju botohet përgënjeshtrimi tek Syri. Kaq!”, shkruan Peka në faqen e emisionit në FB dhe publikon njëkohësisht, disa shkrime të hershme mediesh të ndryshme me të njëjtën temë.
Në fakt nuk u pritën përgënjeshtrimet dhe publikimi i tyre te “Syri”, por kjo medie brenda një ore fshiu lajmin dhe listën me gjithë emrat e “Bijve të Soros në Shqipëri”, të cilën Alfapress.al po jua risjellë sërish me logon e “Syrit”.
Lajmi u fshi sepse ishte në një pjesë të tij jo profesional dhe me pa të vërteta, apo Soros me bijtë e tij e mposhtën edhe medien Syri”, duke i detyruar që ta zhdukin nga qarkullimi. Koha do ta tregojë./Alfapress.al
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128