“Takimet tona në Diasporë një pikë uji në oqean”, Berisha mbledh deputetët: Përpjekjet tona deri tani modeste
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi këtë të premte deputetët e demokratë.
Berisha foli për zgjedhjet e përgjithshme në maj dhe votën e Diasporës, ku tha se “takimet tona në Diasporë janë një pikë uji në oqean”.
Më tej kryedemokrati theksoi se përpjekjet e PD deri më tani janë modeste.
“Qëllimi i kësaj mbledhje është angazhimi ynë total në fushatë elektorale, duke bërë një skemë të re në mendjen tonë, siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë.
Sepse na ndjekin ne gjithë jetën, bicefalitë. Nëse kombet tjera i kanë patur mitologjike, ne i kemi reale. Ndaj dhe i kemi reale sepse sot, ka shumë, shumë mundësi që më shumë votues shqiptarë janë jashtë se brenda vendit.
E këtu nuk është fjala për diasporë të 100 viteve më parë, se edhe ata janë dhe e meritojnë, e jemi krenar me ta. Por këtu është fjala që vetëm në 10 vitet e fundit sipas statistikave të BE-së në hapësirën Shengen janë larguar nga Shqipëria për në hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Statistika e fundit është 1 milionë e 99 mijë shqiptarë në hapësirën Shengen. Pa llogaritur pastaj që absolutisht nga Afrika e Jugut, gjer tek Kepi i Veriut madje edhe ne Groenlandë gjenden shqiptarë.
Ka kudo dhe në çdo vend. Janë bërë përpjekje serioze. Këtu është ngritur një qendër digjitale, në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve, janë bërë një seri takimesh në Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe. Por po të kemi parasysh planetin si konstituencë, këto janë pika uji në oqean, këto që kemi bërë ne deri tani.
Së dyti, të themi të vërtetën, zgjedhjet për gjysmën e shqiptarëve përfundojnë në datën 12 mars. Sepse ajo është data e fundit e regjistrimit të tyre, pastaj ata kanë alternativë të vetme të vijnë në Shqipëri dhe nuk mund të votojnë më, me mekanizmin ligjor të miratuar për votën e tyre.
Edhe kjo përbën një detyrim për ta përparësuar këtë proces.”, tha Berisha.
ide
Demokracia do të triumfojë mbi autokracinë!
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128