Takimi i Blinkenit me kreun e SPAK, ambasada e SHBA në Tiranë: Reforma në Drejtësi të nxisë besimin e publikut në sundimin e ligjit!

16 Shkurt 2024, 09:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi i Blinkenit me kreun e SPAK, ambasada e SHBA në Tiranë: Reforma

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas takimit që sekretari Blinken zhvilloi me krerët e drejtësisë së re në Shqipëri.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se fokusi i takimit ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën shprehet se ‘nuk është as e lehtë dhe as e përsosur’.

Sipas ambasadës ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

Ambasada thekson mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve, të cilat do të qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve.

“Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot. Megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”, thuhet ne reagimin e ambasadës.

 

Po ndodh...

ide