
Taulanda Jupi: Gratë dhe vajzat meritojnë një Shqipëri ku merita përcaktohet nga talenti dhe aftësia, dhe jo gjinia

Në këtë 8 Mars, Taulanda Jupi, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, përcjell një mesazh për gratë dhe vajzat shqiptare: merita duhet të përcaktohet nga talenti dhe aftësia, jo nga gjinia.
Sipas saj, nuk është më koha që gratë të presin fuqizim nga të tjerët – ato tashmë e kanë fuqinë brenda vetes. Pyetja nuk është nëse gratë dhe vajzat meritojnë të udhëheqin, të krijojnë apo të vendosin për të ardhmen e tyre. Pyetja është nëse shoqëria është e gatshme të pranojë këtë realitet të pashmangshëm.
Postimi i Jupit:
Gratë dhe vajzat meritojnë një Shqipëri ku merita përcaktohet nga talenti dhe aftësia, dhe jo gjinia.
Në këtë 8 Mars, nuk është koha të presim fuqi nga askush. Gratë dhe vajzat shqiptare tashmë e kanë atë – në mendjet e tyre, në punën e tyre, në pasionin e tyre. Çështja nuk është nëse meritojnë të udhëheqin, të krijojnë apo të vendosin për të ardhmen e tyre. Çështja është nëse shoqëria është e gatshme të pranojë atë që tashmë është e pashmangshme: një Shqipëri ku merita përcaktohet nga talenti dhe aftësia, dhe jo gjinia.
Sot kremtojmë arritjet e çdo gruaje dhe vajze që ka guxuar, ka punuar dhe ka sfiduar pengesat për të ecur përpara. Por ndërsa festojmë, duhet të mendojmë dhe punojmë për gratë dhe vajzat që mbeten pas – ato që nuk kanë mundësinë të arsimohen, ato gra e vajza të papuna, ato që nuk marrin kujdesin shëndetësor që meritojnë, ato që ende përballen me dhunë, brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë së tyre. Një shoqëri që lë prapa gjysmën e saj, nuk mund të ecë kurrë përpara.
Gratë kanë qenë gjithmonë shtylla e familjes, motori i ekonomisë dhe ngjyra e substanca e kulturës. Por ato nuk kanë nevojë për lavdërime të zbrazëta një herë në vit. Ajo që u nevojitet është mbështetje reale, trajtim i barabartë dhe një sistem që nuk i kufizon, por i fuqizon.
8-marsi është ditë për të kremtuar gruan, jo duke e përkëdhelur, por duke e përkrahur! Sot gratë dhe vajzat shqiptare nuk kërkojnë lule, por vendimmarrje. Nuk kërkojnë privilegje, por drejtësi. Nuk kërkojmë mëshirë, por respekt!
Sepse kur një grua ecën përpara, nuk fiton vetëm ajo - fitojnë familjet, fiton shoqëria, fiton Shqipëria. Dhe Shqipëria nuk mund të humbasë talentin e gjysmës së popullsisë së saj.
Guxim. Vendosmëri. Largpamësi. Këto janë cilësitë që na nevojiten sot më shumë se kurrë. Dhe këto janë cilësitë që gratë shqiptare i kanë pasur gjithmonë.
Le të mos flasim vetëm për shanse të barabarta. Le t’i bëjmë ato realitet duke u dhënë grave dhe vajzave atë që meritojnë. Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë më shumë!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128