‘Të tretat e listave”, kandidati i primareve të Berishës u la jashtë, largohet i zhgënjyer nga Shqipëria

15 Mars 2025, 13:25 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Të tretat e listave”, kandidati i primareve të
Daniel Nikolla, një nga anëtarët më aktivë të Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe dhe bashkëthemelues i "Brain Gain", ka shprehur pakënqësitë për listat me kandidatë për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në facebook, Nikolla i cili mori pjesë në primaret në Qarkun Tiranë, dhe u la jashtë listave shpreh zhgënjimin e tij për listat aspak meritokratike të PD.

Në fund, ai e mbyll reagimin me një shprehje të Boris Johnson-it: “Primare, hasta la vista baby”.

Reagimi i plotë:

“Të tretat” e listave

Telefonatave, mesazheve, “ngushëllimeve”, për mospraninë time në listat e kandidatëve për deputet u jam përgjigjur kryesisht. Padiskutim që një individ kur i hyn  një gare, që nga shkolla elementare e deri në ato me peshë si kjo e listës së deputetëve dhe që udhëhiqet nga intelekti, duhet t’i pranojë si rregullat ashtu dhe rezultatet. U informoj se pa vonuar i jam rikthyer aktivitetit normal ku jetoj në Britani të Madhe, si në pune ashtu dhe në aktivitetin tim modest politik.

A është kjo listë ajo që më mbush mua politikisht ?. Për të qenë i sinqertë JO.

Do doja të lexoja në atë listë më shumë emra të rinjsh, veçmas nga “Brain Gain” strukturë ku aderoj, po ashtu nga diaspora, sidomos nga UK, gjë për të cilën do të punoj me mundësitë që kam në vijim.

Përfaqësimi politik duhet të fitojë të drejtën e qytetarisë me patjetër e nëse kjo nuk arrihet në një periudhë të afërt, padiskutim që është dështim dhe për brezin tim.

Por përtej kësaj, kjo listë ka personalitete të shumta, të cilët nuk kanë të krahasuar me kundërshtarin, së paku kjo më ngushëllon dhe më inkurajon për mbështetjen time ndaj PD-së.

Nuk mund të mos falenderoj degët e PD në UK dhe atë Nr. 3 në Tiranë, për mbështetjen e tyre e po ashtu shumë të çmuarit votues të mi.

Diaspora i ka borxh Shqipërisë një votë që i mundëson rotacionin normal të pushtetit dhe largimin e kësaj klike uzurpatore majtiste. Sikundër PD nesër në qeveri, e ka për detyrë të shenjtë t’i përmbushë diasporës të gjitha ato nevoja që ua kemi adresuar në mënyrë të përsëritur politikaneve të djathtë që na vizituan muajt e fundit.

Le të jenë këto “të treta”, një shembull për reagim qytetar, të matur dhe të drejtpeshuar, së paku me një reflektim tre ditor të mjaftueshëm për t’i ndarë emocionet me logjikën.

Po e mbyll me një shprehi të Boris Jonson, kur la detyrën “Primare, hasta la vista baby”.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128