Berisha drejt zgjedhjeve me një hambar votash të ikura, emër për emër ja sa vota pritet ti heqin Berishën ata që mungojnë nga zgjedhjet e fundit të 2021

15 Mars 2025, 13:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha drejt zgjedhjeve me një hambar votash të ikura, emër

Berishat tashmë ka konfimuar listën zyrtare për zgjedhjet e 11 majit, një listë e diskutuar shumë për lënien jashtë të atyre që fituan primaret dhe për faktin se konsiderohet si një listë me besnikët e Berishës.  
 
Partia Demokratike në sondazhe është ende larg rezultati të arrtur në 2021 kur e drejtonte Lulzim Basha, me rreth mbi 600 mije vota PD arriti në 59 mandate pa LSI.  
Ky rezultat duket i largët me ekipin që ka prezantuar para demokratëe, ku jo vetëm do të vuajë pasojet e ikjeve dhe emrave me peshë por dhe pakënaqësitë e krijuara nga primaret. 
 
Listës së PD në Tiranë do ti mungojnë votat e Lulzim Bashës, Agron Shehajt, Grida Dumës, Dashamir Shehit e Orjola Pampurit. 
 
Alfapress i referohet votave personale që u morën nga kandidatët në zgjedhjet e 2021. 
 
Vetë ish kreu i PD Lulzim Basha rezultoi ndër më të votuarit në qarkun e Tiranës me 16.185 vota, kurse Agron Shehaj i cili ka themeluar parti të re mori 13.855 vota, Grida Duma e larguar tashmë prej politikës ka marrë rreth 8600 vota personale, kurse kreu i LZHK Dashamir Shehi i cili ka deklarurar shkëputjen e përhershme nga Berisha ka rreth 5400 preferenciale.  
Deputetja Orjola Pampuri ka rreth 3300, kurse i larguari tjetër nga politika Alfred Rrushaj ka marrë rreth 2300 vota.  
Po ashtu dhe deputetja Ori Nebiaj ka rreth 5000 mijë vota në Tiranë dhe pse në primaret e Berishës mori një rezultat të dobët.  
 
Po të bëjmë një përllogoritje të Tiranës numri i votave është mbi 50 mijë vota, që sali Berishës do ti mungojnë vetëm nga emrat e mësipërm.  
 
Dhe Elbasani ka shumë mungesa nga listat e 2021, duke nisur që nga ikja më e fundit ajo e Dash Sulës i cili ka marrë rreth 7500 vota personale, Lefter Gështenja me rreth 5000 mijë vota, 1700 Flutura, 2100 Zheni Gjergji dhe rreth 4200 mijëvota Qani Xhafa.  
 
Dhe Elbasani arrin afro 21 mijë vota më pak për Berishën.  
 
Fieri është tjetër zonë ku Berishës do ti mungojnë votat e Agron Kapllanajt që ka marrë mbi 9 mijë vota zgjedhjet e fundit, Enkelejd Alibeaj  me rreth 5 mijë vota dhe 3800 të Ilda Dhorit. Kjo e fundit një zë kritik tashmë ndaj Berishës pas mospërfshirjes në listat për 11 majin. Ndërsa Alibeaj kandidon me Djathtas 1912, që e ka themeluar së fundmi.  
 
Në Durrës emrat që mungojnë janë Ferdinand Xhaferri dhe Merita Bakiu, kjo e fundit është pjesë e grupimit të Bashës me Demokratët Euroatlantikë dhe ka marrë rreth 3800 vota në 2021, kurse Ferdinand Xhaferraj ka marrë 6 mije vota.  
 
Pothuajse me vetëm 2 emra, PD duhet të përllogorisë një mandat më pak në Durrës.  
 
Shkodrës do ti mungojnë Helidon Bushati, Zef Hila dhe Emilja Koliqi. Të cilët në zgjedhjet e fundit kanë marrë së bashku rreth 14 mijë vota, ku 6700 i përkasin Helidon Bushatit, rreth 6 mijë vota të tjera Zef Hilës dhe 1300 Emilja Koliqit.  
 
Ervin Salianji i cili ndodhet në bugr është një tjetër emër i votuar në zgjedhje, ku numëron më shumë se 9000 mijë vota personale në Korcë, epo në këtë qark mungojnë dhe votat e Selaudin Jaupllarit që kandidon më Djathtas 1912, ai ka marrë rreth 7300 mijë vota.  As Sorina Koti nuk garon në listën e Berishës.  
 
Në Vlorë mungojnë Fation Veizi, Arbër Agalliu, kurse në Berat Kasem Mahmutaj.  
 
Votat e këtyrë deputetve që kalojnë mbi 100 mijë janë vetëm votat që mungojnë nga ikjet, pasi nuk dihet ende efekti që do të ketë pakanaqësia e krijuar nga primaret.  
Por ajo që shihet e sigurt nga analiza e shifrave, Berisha po përpiqet të krijojë jë grusht të vogël besnikësh dhe jo në parti të madhe. /Alfapress.al