Të zgjedhurit e foltores me siglën e PL më 14 maj, braktisin Sali Berishën

16 Shtator 2023, 17:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Të zgjedhurit e foltores me siglën e PL më 14 maj, braktisin Sali

Sali Berisha ka thirrur sot në një takim ato pak kryetar bashkie që kanë dalë më 14 maj, si dhe të gjithë këshilltarët në një takim në Hotel Tirana. Por siç mësohet një pjesë e konsiderueshme e të zgjedhurve e kanë bojkotuar.
Në presidiumin që Berisha ka formuar për takimin nuk ka pasur as një kryetar bashkie, as të Kavajës, as të Memaliajt, e as Fusharrësit e Pukës.
Berisha u ka dhënë porositë të zgjerdhurve vendorë, ku i kërkoi të kundërshtojnë rritjen e taksave. Berisha u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por theksoi se duhet të denoncojnë “çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj”.

DEKLARATA

“Detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore. Së pari, duhet të fillojmë me transparencën. Eerrësira, dhe vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme.

Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën. A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, gjer sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjithë të dhënat.

Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria. Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri.

Krimi ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë.

Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparencë është jetike. Është unike në botë. Një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milion fidanë. Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij. Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Ju jeni parlamentarë vendorë.

Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në krahasim me parlamentin qendror. Do bëni gjithçka, që të qëndroni me të gjithë pushtetin tuaj.

Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në Tiranë kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar. Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës. Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.

Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë,  Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin.

Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore. Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128