Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Nokës dhe Bardhit

17 Janar 2024, 18:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Nokës dhe
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka pas seancës së ditës së hënë.

Kërkesa për përjashtim e firmosur nga deputetë socialistë është dërguar në Kuvend dhe pritet të merret në shqyrtim nga komisioni i etikës.

Seanca e së hënës, që shënoi dhe nisjen e sesionit të ri parlamentar, u zhvillua mes tensionesh me deputetët e opozitës që vijuan aksionin e tyre të protestës në sallën e Kuvendit.

Pas tensioneve në seancat parlamentare të javëve të fundit, socialistët kanë votuar periodikisht për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit.

 

Po ndodh...