Tërhiqen nga gara dy kandidatë të PSD në Lezhë
14 Prill 2025, 18:52 / POLITIKË

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë, Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Dy kandidatët e listës së hapur të partisë së Doshit kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre.
“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga secili prej tyre.
Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë.
Pavarësisht dorëheqjes, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.
Po ndodh...
Sali Brava
Nga Bato Kosova
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Nga Sidi Hasanaj
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Nga Alban Daci
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

