Topalli: Lirimi i Berishës është nga rastet e para ku GJKKO bën një revokim mase

27 Nëntor 2024, 22:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Topalli: Lirimi i Berishës është nga rastet e para ku GJKKO

Berisha fitoi sot lirinë dhe menjëherë kërkoi krijimin e një qeverie teknike.

SPAK-u duket se po vlerëson dhe po vijon punën si një qeveri në hije duke goditur bandat që opozita ka akuzuar se ka ndihmuar në shitblerjen e votave.

Goditja e bandës së Suel Çelës përveçse një goditje e grupeve kriminale më të fuqishme në vend, mund të konsiderohet edhe goditje e shtabit elektoral të PS në qytetin e Elbasanit. Ky është grupi i 4 që goditet, pas atij të Shkodrës, Krujës dhe Durrësit, grupe që kanë mbledhur vota për llogari të PS në zgjedhjet e kaluara, e që në Maj të 2025 nga burgu, ndoshta do ta kenë të pamundur të kenë akses përsëri në votat e zgjedhjeve të ardhshme.

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetarja Aida Topalli.

"Ky është nga rastet e para kur GJKKO rikthen një çështje apo bën një revokim mase në mënyrë të tillë siç bëri këtë për ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Por edhe nëse Berisha do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, më tej dhe në Gjykatën e Strasburgut ktë vendim të marë nga GJKKO do të dilte me një revokim të tillë, pra nuk do të ishte i fajshëm", tha Topalli.