
U hetua për “shpërdorim detyre”, GJKKO pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut

7 Mars 2025, 10:08 / POLITIKË
GJKKO pranon kërkesën e SPAK e pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim deryre”. Vendimi u dha sot nga gjyqtarja Etleva Deda.
Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen 'Xhenjo'.
Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denondim.
Partia Demokratike akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128