U la në listën e hapur të kandidatëve socialistë, Felaj: PS ka nevojë për rinovim, nuk kërkova të…

31 Mars 2025, 16:37 / POLITIKË ALFA PRESS

U la në listën e hapur të kandidatëve socialistë,

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka komentuar lënien e saj në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për News24, ajo theksoi se nuk ka kërkuar të jetë në listën e mbyllur dhe nuk ka vendosur kushte.

Ajo e konsideroi këtë vendim si një hap në favor të hapjes dhe demokratizimit të partisë, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së figurave të reja në politikë.

“Nuk kam bërë kërkesë për të qenë në listën e mbyllur dhe nuk kam vendosur kushte. Një parti si PS që është në pushtet nga vitit 2013, ka nevojë të rinovohet dhe t’u japë mundësi të rinjve. Edhe unë ndoshta nuk do isha bërë pjesë e PS-së nëse nuk do isha vendosur në listën e mbyllur në kohën kur iu bashkova partisë. Privilegjin e të qenit një kandidate e sigurt e kam pasur për 4 mandate rresht”, u shpreh ajo.

 

Po ndodh...