U paraqit për dosjen e dhënies së legalizimeve në këmbim të votës, Artan Lame del nga SPAK pas më shumë se dy orësh
26 Qershor 2024, 17:35 / POLITIKË

Ish-kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit pas më shumë se dy orësh.
Mesditën e kësaj të mërkure, ish-kreu i Kadastrës, Lame u paraqit në SPAK. Sipas burimeve nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, Lame u thirr për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga SPAK.
Dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Kujtojmë që në pranga pak kohë më parë ra një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


