
U zgjodh kryetar bashkie, Halilaj: Do të jem krah çdo banori të Kukësit

Albert Halilaj, i cili është zgjedhur kreu i ri i Bashkisë së Kukës ka falënderuar qytetarët kuksianë, ndërsa u ka premtuar ulje të papunësisë, zhvillim ekonomik dhe promovim të turizmit.
Ai nuk bëri asnjë koment për kundërshtarin duke nënvizuar se fushata politike në Kukës ka qenë e qetë.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit për besimin që më kanë dhënë, për këtë përgjegjësi të madhe. U premtoj se do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit.
E njoh shumë mirë administratën, jam pranë çdo halli të qytetarëve. Për kundërshtarin tim kam vetëm një koment pozitiv, është e vetmja fushatë në Kukës që gjatë 30 viteve që nuk ka pas asnjë incident. Qytetarët e Kukësit treguan vlera e mirësjellje.
Ju kam premtuar qytetarëve, për uljen e papunësisë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Politika duhet të kthejë sytë nga hallet e qytetarëve, nga njerëzit në nevojë. Falenderoj Ramën që më ka dhënë garancinë se do të jetë prezentë së bashku me qeverinë në katër vitet në vazhdim në Kukës”, -tha ai.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128