“Unë jam martuar disa herë, tani ta martojmë Shqipërinë”- Rama: ‘Nusen’ më të bukur ta fusim në familjen më të fortë! Imagjinoni një demokrat që…

21 Mars 2025, 19:43 / POLITIKË ALFA PRESS

“Unë jam martuar disa herë, tani ta martojmë

Kryeministri Edi Rama për të thënë se Shqipëria duhet të futet në Bashkimin Evropian tha se “nusen më të bukur duhet ta fusim në familjen më të fortë”

Nga takimi me të rinjtë në Tiranë, kreu i qeverisë me nota humori dhe batuta tha se “unë jam martuar disa herë dhe martesa e duhur është shpëtim”.

Tani – tha Rama- ka ardhur kohë që të martojmë Shqipërinë dhe ta shpëtojmë vendin tonë.

“Kjo është krushqia më e bukur që na ka rënë në. Kemi bërë krushqi me lloj lloj çudirash,  nga lindja nga lindja. Tani ka ardhur koha të mbyllim këtë fejesën e gjatë. Mbetëm të fejuar, jo unë se unë jam martuar disa herë. Dhe e di shumë mirë, martesa e duhur është shpëtim, mua më mori ca kohë, por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë, të bëjmë martesën e duhur. Nusen më të bukur ta fusim në familjen më të fortë. Imagjinoni një demokrat që thotë nuk e japim nusen ne se do pyesim bufin. Si nuk e jep ti, do ta mbash në derë, të të plaket në dorë. Ky është 11 maji”, tha Rama.