Urimi 2 javë pas “11 majit”, analisti Lapardhja: Ja kuptimi i mesazhit të SHBA-së për zgjedhjet në Shqipëri

U deshën të kalonin dy javë nga mbajtja e zgjedhjve parlamentare të 11 majit që të vinte edhe reagimi i munguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e tyre.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar një ditë më parë në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
E ndërsa parlamenti i vjetër në detyrë pritet të rikthehet nesër pas ndërprerjes dymujore, duket se fokusi i debatit do të jetë pikërisht 11 maji dhe ajo çfarë prodhuan këto zgjedhje.
Për të kuptuar më shumë mbi këto zhvillime, gazetari Namir Lapardhaja në një intervistë në “Ora News” u shpreh se palët kanë interesin e tyre për ta lexuar atë mesazh.
“Së pari reagimi i SHBA-së është një lajm i mirë për Shqipërinë, dhe pozitiv për vetë Rajonin. Kjo dhe për faktin se ne jemi nën fokusin e SHBA-ve pavarësisht politikës së ditës amerikane.
Së dyti s’është hera e parë që SHBA reagon për zgjedhjet në Shqipëri, nëse do të shikojmë mënyrën e reagimit në vitin 2021 me reagimin e djeshëm kuptohet se nuk ëhstë ai i mëparshmi.
Në 2021-n uronin drejtpërdrejtë fituesin e zgjedhjeve Edi Ramën, por edhe kreun e opozitës së atëhershme, Lulzim Bashën me emër.
Ndërsa në 2025-n kemi një meszh konciz, të përmbledhur dhe të fukët, se pse ka ndodhur kjo këtë nuk mund ta them unë. Por e qartë është diçka, kanë përshëndetur vendimin e popullit shqiptar dhe shprehin gadishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, një bashkëpunim që nënkupton me qeverinë shqiptare.
Nga ana tjetër, duke mos përmendur opozitën dhe Sali Berishën, mesa duket kanë dashur të mos e mbështesin qëndrimin e opozitës lidhur me zgjedhjet.
Dhe të mos harrojmë se pavarësisht lobimit të tij në SHBA, z. Berisha vijon të jetë person “non-grata”, u shpreh Lapardhaja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

