Vala e largimeve në RTSH shkakton shqetësim dhe tek PS, Braçe: Thirreni Alfred Pezën, pyeteni!

Vala e shkarkimeve në RadioTelevizionin Shqiptar ka shkaktuar shqetësim edhe në kampin socialist. Më konkretisht tek deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit, në rrjetet e tij sociale, ka shpërndarë një lajm të lidhur me fushatën e shkarkimeve nga RTSH-ja, në të cilën dënoncohet largimi i padrejtë nga puna i punonjësve.
"Fushatë pushimesh nga puna në RTSH. Trajtim çnjerëzor i punonjësve të medias publike,"-shkruhet në titullin e artikullit të ndarë nga socialisti në profilin e tij në Instragram, të cilin e ka shoqëruar edhe me një koment personal. Në postim, Braçe i bën thirrje kolegëve, socialistë dhe demokratë, që ta kërkojnë për ta marrë në pyetje Pezën në Komisionin e Medias. Duke shtuar këtu edhe shqetësimin e tij për personat që kanë humbur vendin e punës.
"A do kujtohet kush në Komisionin e Medias thjesht të pyesë, se të kërkojë llogari i bie rëndë? Janë njerëz këta që humbin punën,"-shkruan Braçe krahas postimit.
Megjithatë mbetet për t'u parë nëse edhe kolegët e tij do ta marrin parasysh këshillën publike për të kontrolluar punën e të parit të RTSH-së.
Alfred Peza u zgjodh në krye të RTSH-së në Qershor të vitit të kaluar, me një votim unanim nga Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat për të shkuarën e tij politike, si deputet i Partisë Socialiste. Që prej asaj kohe, ZËRI ka publikuar një sërë denoncimesh të bëra publike për largime të padrejta nga puna, por që deri më tani, askush nuk ka reaguar. As vetë Peza. Ndaj edhe Braçe bëhet i pari deputet që komenton lidhur me atë që po ndodh brenda ambienteve të RTSH-së.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


