”Vendimi për Tahirin i drejtë, por i vonuar”/ Avokati, ‘kujtesë’ Berishës: Do të të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor 2023, 16:33 / POLITIKË

Lirimi me kusht i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri në Report Tv.
Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes. Pra, sipas tij retorika politike nuk ka lënë drejtësinë të veprojë siç duhet.
“Prokuroritë këtu tek ne marrin një pozicion të gabuar, që i bie ndesh ligjit. Prokurori ishte korrekt dhe i ka dhënë këtë masë. Vetëm se ishte ministër u fut në burg, se po të ishte qytetar i thjeshtë do ishte me kusht.
Kjo do të thotë që politika këtu dëmton sistemin e drejtësisë. Me ashpërsi ne kemi rritur kriminalitetin. Duhet të zbusim shpirtin dhe konceptin tonë për ligjin dhe të drejtën etj. Burgu nuk zgjidh çdo gjë.”- tha Beqiri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

