''Vendosi 7 burra, unë i thashë vendos dhe ndonjë grua''/ Lubonja flet për kohën kur ishte këshilltar i Ramë

20 Mars 2023, 21:16 / POLITIKË ALFA PRESS

''Vendosi 7 burra, unë i thashë vendos dhe ndonjë

Fatos Lubonja ka komentuar propozimin që Rama i bëri presidentit Bajram Begaj për vendosjen e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në një intervistë për Neë24, Lubonja deklaroi se kjo është një lëvizje e rrezikshme teksa ngriti shqetësimin se SHISH mund të keqpërdoret nga kryeministri Edi Rama.

Sipas analistit, Rama vepron si Enver Hoxha duke hequr nga postet drejtuese figurat e vjetra të PS-së, pasi ata e njohin mirë se kush është. Lubonja shtoi se Rama i zëvendëson ata me figura të reja që mund të nënshtrohen më lehtë.

“Lidhjet më të forta me Kosovën Rama i ka përmes liderëve të tjerë, jo Kurtit. Kam parë që është kontestuar figura e saj për emërimin në SHISH. 

Mua më tërheq vëmendjen se për çfarë qëllimi bëhen këto emërime, nëse shohim bashkëpunimet e Ramës vëmë re një sjellje që të kujton Enver Hoxhën që sa më shumë rrinte në pushtet largonte ata të vjetrit që e njohin dhe vendoste të rinj. 

Rama i ka eliminuar figurat që kanë qenë në PS para tij dhe ka vendosur figura të nënshtruara. Problemi psikologjik i diktatorëve në mendje është mos besimi ndaj njerëzve përreth dhe duan njerëz sa më të sigurtë afër.

Ky heq burra dhe vendos gra, kjo ka domethënie. Kur u bë ministër Kulture zgjodhi 7 burra këshilltarë, mes tyre dhe unë dhe i thashë vendos ndonjë grua dhe më tha po ku ka gra këtu. 

Ky ishte Rama që mendonte si një shqiptar mesatar i kohës dhe mendonte se gratë nuk kishin gojë. Shqipëria nuk krahasohet me Italinë, e kemi pasur këtë problem.

Nuk e di nëse ka një grua nga këto që ka vendosur Rama dhe që kanë folur kundër tij, edhe burrat janë nënshtruar por ka pasur disa që kanë folur. 

Kemi të bëjmë me një institucion që mund të keqpërdoret dhe prandaj është e rrezikshme. Me shqiptarët nuk ndihet aq mirë ky se dinë shqip, por merr kosovarë se janë më larg dhe nuk e njohin aq mirë sa ne. 

Berisha do jetë si në kohën e zgjedhjeve të pjesshme, do jetë në atë konfigurim. Celibashi kishte të drejtë në heqjen e logos së PD nga koalicioni i Berishës pasi njohu Alibeajn”, u shpreh ai.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128