Video/ Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi jep lajmin e bujshëm: Flakadanët na i futën në seancë deputetët e Ramës!

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi, ka lëshuar një lajm të fortë sot në Top News. Në emisionin e Dafina Hysa ku ishte i ftuar së bashku me drejtuesin e Alfapress.al, gazetari Poli Hoxha, Baçi ka zbuluar se kapsollat, fishekzjarët dhe tymueset janë futur në seancën kaotike për Buxhetin, nga deputetë socialistë.
"Të gjithë kujtojnë se mjetet shpërthyese u futën nga ne, sikur u futën nga disa deputete opozitare të fshehura në shishe parfumi. Por e vërteta është se u futën nga deputetë socialistë, pasi vetëm ata nuk u kontrolluan nga Garda para nisjes së seancës", deklaroi deputeti Baçi.
Pas kësaj deklarate të sinqertë, gazetari Hoxha dhe moderatorja i kujtuan deputetit Baçi se me këtë fakt që zbuloI, sapo ka konfirmuar akuzat se Berisha dhe ndjekësit e tij janë në bashkëpunim me Edi Ramën dhe e gjithë "lufta" në parlament është një farsë./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
