Video/ Fati i vulës së PD-së, përfaqësuesit e PD dhe Rithemelimit në Gjykatë, s’komunikojnë me njëri-tjetrin

11 Qershor 2024, 10:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Fati i vulës së PD-së, përfaqësuesit e PD dhe

Palët përfaqësuese të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës kanë mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me vendimin e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Të dyja palët ndodhen në sallën e pritjes, por mësohet se nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrit.

Të pranishëm nga Rithemelimi janë Gaz Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Ndërsa grupi PD i Lulzim Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

 

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128