VIDEO/ Momenti kur McGonigal del nga gjykata pas dënimit, e shoqja e mbrojti edhe para togave të zeza

15 Dhjetor 2023, 12:16 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Momenti kur McGonigal del nga gjykata pas dënimit, e shoqja e

Ky është momenti kur miku i Edi Ramës, agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal del nga një gjykatë e Nju Jorkut pasi është dënuar me 50 muaj burg dhe 40 mijë dollarë gjobë.

Gjykatësja që e dënoi tha se veprimet e tij kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, kurse vetë Charles McGonigal u përlot përpara togave të zeza.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja, Pamela, e cila i dërgoi një deklaratës gjykatës ku thuhej se ambicia e burrit të saj e ‘dërgoi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri që të humbiste fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij’.

Gjatë kohës kur kryente aktivitetet e paligjshme, McGonigal kishte edhe një të dashur në Nju Jork. Ishte pikërisht Allison Guerriero, e cila u bë denoncuese kryesore e aferës së McGonigal.

McGonigal duhet të vetëdorëzohet përpara 26 shkurtit për të kryer dënimin me burg, ndërkohë që në shkurt do të marrë dënimin edhe për dosjen shqiptare, ku i implikuari kryesor është kryeministri Edi Rama.

Po ndodh...