VIDEO/ Profesor Pilinçi merr përsipër opozitën "e vërtetë", tubim edhe në Shkodër!

Profesor Pëllumb Pilinci i cili nga SHBA është instaluar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 11 majit, duket se ka marrë përsipër që të mbush vakumin e një opozite "të vërtetë" kundër "Regjimit Rama". Pas Thethit dhe Vlorës ai ka zbarkuar edhe në Shkodër i shoqëruar me ministrat e qeverisë së tij hije. Pasi ka premtuar se të gjithë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar të 34 viteve do të arrestohen dhe sekuestrohen, ai ka premtuar se vilat dhe hotelet e tyre do ja japë popullit.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Pilinçi është shprehur optimist për forcimin e lekut mbi euron, duke thënë se kjo tregon që shumë shpejt Evropa do të vijë në Shqipëri për të punuar, ndërsa shqiptarët do të tundin çelësat.
“A e shihni o shqiptarë se lekun e kemi bërë më të lartë se euro. Evropa që thoni ju, do shkojmë në Evropë, ajo është tallje. Evropa do vijë te ne. Ne e kemi bërë atë Evropë. Ne e kemi forcuar atë Evropë. Evropa do vijë të punojë këtu dhe shqiptari do të tundi çelësin.” SHIKO VIDEON nga 1.40.26.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128