VIDEO/ "Rama hyn me brek në zyrën e shefes së kabinetit të tij", denoncimi tronditës i ish-zv/ ministrit të PS!

5 Shkurt 2025, 12:42 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ "Rama hyn me brek në zyrën e shefes së kabinetit

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin e moderuar nga Flavio Qarri në Syri Tv, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me të brendshme.

Muka e cilësoi këtë ngjarje si një tregues të një klime të papërshtatshme brenda institucioneve shtetërore dhe ngriti dyshime mbi etikën dhe sjelljen e drejtuesve të lartë.

Gjatë intervistës, ai shtroi gjithashtu shqetësime të thella mbi ndikimin e kësaj kulture në sistemin e edukimit dhe profesionalizmin e administratës publike.

Sipas tij, një sjellje e tillë nuk është e denjë për një lider shtetëror dhe dërgon një mesazh të gabuar te qytetarët dhe punonjësit e institucioneve arsimore.

Po ndodh...