VIDEO/ Si doli bllof Berisha me akuzat ndaj Yuri Kim dhe si iu kthye në bumerang sulmi ndaj Bashës nga Shkodra

21 Mars 2025, 14:00 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Si doli bllof Berisha me akuzat ndaj Yuri Kim dhe si iu kthye në

Pak ditë më parë, Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën nga Shkodra, në një reagim që reflekton dukshëm frikën ndaj listës së kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik. Një listë që përfaqësohet nga figura me peshë dhe kontribut historik në të djathtën shqiptare, dhe që ka pretendime të forta për mbështetje në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalimin e tij, Berisha u përpoq t’u bënte thirrje kandidatëve të Bashës të mos e ndiqnin atë, duke e akuzuar se gënjen, dhe duke pretenduar se mbështetja amerikane për Bashën është venitur, për shkak se ambasadorët Donald Lu dhe Yuri Kim janë, sipas tij, larguar nga Departamenti i Shtetit.

Hiqni tani, e morët vesh se ku shkoi Donaldi, po po, shkon edhe Kimi, mos vazhdoni gënjeshtrën e Lulzim Bashës, se nuk ka gjë më turp se t’u gënjejë Lul Basha nga mëngjesi gjer në darkë,” deklaroi Berisha nga Shkodra.

Por vetëm një ditë më parë, e vërteta mbi Yuri Kim hodhi poshtë gjithë pretendimet dhe lajmet e rreme të shpërndara nga Berisha dhe rrethi i tij mediatik. Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë është emëruar në një post të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, duke dëshmuar se jo vetëm që nuk është larguar apo nën hetim, por vazhdon të vlerësohet lart në administratën amerikane, përfshirë edhe në kohën e administratës Trump.

Kështu, Berisha dhe mediat pranë tij u ekspozuan sërish si burim dezinformimi, duke gënjyer pa hezitim për Yuri Kim, me qëllimin e vetëm për të sulmuar Bashën dhe për të zhvlerësuar mbështetjen ndërkombëtare që ai gëzon.

Në të vërtetë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka aksesin më të lartë në administratën amerikane, përfshirë figura kyçe të Partisë Republikane dhe Departamentit të Shtetit. Vizitat dhe takimet me zyrtarë si Scot Bessent, Sekretari i Thesarit, dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, janë një provë konkrete e këtij raporti.

Po ashtu, lobimi në mbështetje të SPAK dhe reformës në drejtësi e vendos Bashën në kontrast të qartë me Edi Ramën dhe Sali Berishën, të cilët janë kundërshtarë të hapur të drejtësisë së re dhe përpjekjeve për të luftuar pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta të shtetit.



Po ndodh...