Bojkoti në këshillin bashkiak Shkodër/ Tom Doshi "urdhëron" këshilltarët e Berishës, bëhen bashkë me PSD!

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka përfunduar pa mbërritur në pikat që i interesojnë qytetit dhe zhvillimit për muajt në vazhdim. Ka qënë Partia social demokrate fillimisht që ka kërkuar që projekt vendimet po bëhën për fushatë dhe grupi i këshilltarëve ka braktisur mbledhjen.
Menjëherë pas kësaj levizje të këshilltarëve të Tom Doshit, grupi i këshilltarëve të PD-së ka kërkuar 5 minuta pushim për tu rikthyer në sallë për të deklaruar edhe ata, vendosjen e bojkotit të këshillit.
Sjellja e këshilltarëve të PSD dhe PD ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të PS të cilët e kanë cilësuar të papranueshme sjelljen e kolegëve këshilltarë.
Një ndër pikat më kryesore të dërguara për miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak ka qënë ai i menaxhimit të plazheve publike nga Bashkia Shkodër në plazhin e Velipojës, pikë e cila lë peng meanxhimin e hapësirave për pushuesit ku siç e parashikon ligji, një pjesë e hapësirave do të menaxhohet nga shteti me çmime konkuruese ndaj privatit dhe duke ofruar zgjedhje për pushuesit.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




