Vjehrra e Floriana Garos reagon ashpër kundër firmëtarëve të peticionit `Anti-Yuri Kim`

Vjehrra e drejtoreshës për mediet dhe komunikimin në Partinë Demokratike dhe zëdhënëse e “Foltores” së Sali Berishës, Florjana Garos, ka publikuar një postim të ashpër kundër atyre që kanë inicuar peticionin për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Lumturi Ratkoceri e cila pasoi Kreshnik Spahiun në krye të forcës politike, “Aleanca Kuq e Zi”, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë.
Postimi i plotë i Ratkocerit
Kujtesë për ATA që e kanë inicjuar dhe ata që duan ta firmosin peticionin për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj, zonjes Yuri Kim, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur qartë se qendrimet e ambasadores nuk janë personale, por përfaqësojnë Uashingtonin zyrtar.
1- Shpëtimi i Shqipërisë nga copëtimi pas luftës së parë botërore :
Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara - arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën.
“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.
“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodroë Wilsonit kishte peshë të madhe”.
Shqiperia shpetoi nga copëtimi !
2- 1989-1990 ishte ShBA qe e detyroi Ramiz Aline të dorëzojë pushtetin pa gjakderdhje dhe ti hapi rrugën pluralizmit.
3- 1998 ishte SHBA që shpëtoi popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi dhe i dhuroi pavarësinë plotësisht të merituar Kosovës martire
4 - Në ditët e sotme , në kulmin e rrezikut të përshkallëzimit të luftës edhe në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova ndjehen të sigurta se kanë mbrojtjen e SHBA!
Për të gjithë ata që para interesit të Atdheut , vënë interesat e politikanëve tanë, që kanë 30 vjet, që na mbajnë nën zgjedhe: Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë !
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


