
Vota e diasporës/ Nga kërkesa e parë, tek përjashtimi i mbi 48 mijë votuesve, Celibashi jep detaje nga procesi i regjistrimit

7 Mars 2025, 10:40 / POLITIKË
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimet në PER, proces i cili ka nisur më 11 janar dhe ka përfunduar më 4 mars.
Ai ka sqaruar se aplikimi i parë ka ardhur nga një shtetas nga Gjermani 11 janar 00:08 pas mesnate nga nisja e procesit.
Ndërsa aplikimi nga shtetasi me moshën më të madhe ka ardhur nga Gjermania dhe ishte 98 vjeç, i ditëlindjes 1927.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.
Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128