Vrasja e 80-vjeçares në Përmet, reagon Taulanda Jupi: Nënat, vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë vëmendje reale
Sekretarja për Gruan në Partinë Demokratike, Taulanda Jupi ka reaguar në rrjetet sociale përmes një postimi në lidhje me ngjarjen tragjike ditën e djeshme të vrasjes së gruas nga bashkëshorti i saj. Jupi shprehet se ky është portretizimi më i drejtë i sistemit tonë të sigurisë dhe drejtësisë.
Reagimi i plotë
DËSHTIM - Ky është portretizimi më i drejtë i sistemit tonë të sigurisë, drejtësisë dhe shërbimit social në mbrojtjen nga dhuna sistematike vajzat dhe gratë.
Mesjetare është dhuna në familjen shqiptare, ku viktima të kësaj dhune janë nënat, motrat, gratë dhe vajzat shqiptare, shumica e të cilave mund të kenë edhe urdhër mbrojtje, por për fat të keq institucionet shtetërore përkatëse dhe çdo hallkë e shërbimit social po shënojnë dështime të vazhdueshme në mbrojtjen e viktimave nga dhuna sistematike ndaj vajzave dhe grave.
Një grua 80 vjeçare në vend të respektit e kujdesit, është bërë për fat të keq viktima e radhës e një dhune të ripërsëritur.
✋ASNJË tolerim nuk duhet të bëhet edhe për ata punonjës të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë që lejojnë dhunuesit të arrijnë tek akti i vrasjes, veçanërisht në rastet kur ky krim ka patur një kronikë të parashkruar.
E gjithë “ngrehina” e strategjive kundër dhunës ndaj grave ka përballë numrin e viktimave të dhunës në familje, i cili vetëm gjatë këtij viti - deri më 17 shtator 2023 shënoi 18 gra dhe vajza të vrara.
Gjatë këtyre 10 viteve të mbrapshtë, sa më shumë shtohen konferencat, sa më shumë hartohen strategji, sa më shumë flitet për ligje dhe hallka shtesë, aq më shumë shtohet numri i grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje, e për fat të keq ky numër vjen në rritje çdo vit.
Nënat, vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë vëmendje reale jo propagande, meritojnë kujdes dhe mbrojtje, meritojnë të kenë ëndrra dhe aspirata të tjera që shkojnë përtej të drejtës themelore për të jetuar dhe sigurisë së saj.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128