Vula e PD/ Pas presionit të Bashës dhe ndërkombëtarëve zbardhet vendimi i Apelit, gati rekursi!
I hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë, zbardhet vendimi i Apelit për vulën e PD.
Vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 qershor, i kaloi PD-në ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit thekson se grupi i Lulzim Bashës nuk legjitimohej si palë në proces.
Vendimi i Apelit la në fuqi vendimin e 25 marsit 2022, të ish-gjyqtarit Agron Zhukri. Pas kësaj i hapet rruga rekursit në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga pala e përfaqësuar prej Lulzim Bashës. Zbardhja e këtij vendimi në kalim të afatit erdhi menjëherë pasi Lulzim Basha i dha ultimatum trupës së çështjes që të zbatojë ligjin, (Zbardhja brenda 30 ditëve nga vendimi), përndryshe do ti drejtoheshin Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, KLGJ dhe madje edhe SPAK për shpërdorim detyre të zyrtarëve. Gjithashtu Alfapress.al ka mësuar se edhe faktori ndërkombëtarë SHBA- Britani e Madhe-BE, kanë ushtruar "presionin" e tyre për zbatimin e ligjit në zbatimin e afateve të zbardhjes së këtij vendimi./Alfapress.al



Dokumenta bashkëngjitur
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
