Xhelal Mziu braktis Berishën, pas vendimit të Apelit i bashkohet grupit të Alibeajt në mbledhjen e Kryesisë

6 Mars 2023, 12:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Xhelal Mziu braktis Berishën, pas vendimit të Apelit i bashkohet

Deputeti i PD Xhelal Mziu ishte pozicionuar krah Berishës, por me vendimin e Apelit ai duket se ka ndryshuar mendje dhe është rikthyer sërish tek grupi i Enklejd Alibeajt.

Aktualisht grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vulën e Partisë Demokratike.

Mbledhja e Kryesisë po zhvillohet në ambientet e një hoteli, ndërsa mes të pranishmëve është dhe deputetit Xhelal Mziu.

Deri më tani në mbledhje kanë mbërritur deputetët Ramadan Likaj, Flutura Açka, Eralda Bane, Flutura Bakiu, anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi, e Endri Hasa, si edhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa.

 

Po ndodh...

ide