“Xibraka”/ Berisha: Olsi Rama trafikant kriminel! Do dënohet bashkë me të vëllanë

2 Prill 2024, 20:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“Xibraka”/ Berisha: Olsi Rama trafikant kriminel! Do dënohet
Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme dosjen “Xibraka” dhe përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, në laboratorin e drogës.

Berisha tha se, Olsi Rama do të dënohet bashkë me vëllain e tij, Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e  Sali Berisha:

Sot Edi Rama, me skapistët e tij që mbrojnë çdo krim, ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të votojnë të lirë.

Ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të gjejnë të drejtë në këtë vend.

Ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të gëzojnë pasuritë e këtij vendi.

Çdo ditë dalin skandale që tejkalojnë imagjinatën.

Këto ditë u rikthye përsëri në skenë Olsi Rama, si bashkëpunëtori ndër më aktiv i grupit të Xibrakës.

Me fakte, me dokumente, të gjitha të provuara.

E provuar se Olsi Rama drekonte dhe darkonte me Genci Xhixhën, Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën e të të tjerë.

E provuar dhe e faktuar se me makinën e tyre, me makinën e grupit të drogës, Olsi Rama ka kaluar kufirin 18 herë.

Ka hyrë në Shqipëri dhe ka dalë jashtë 18 herë.

E faktuar se ditën e arrestimit të dështuar të grupit, ai ka kaluar kufirin me makinë pa targa në Morinë.

E faktuar se Genci Xhixha, kryetrafikanti me bazë në Kubë ishte paditur nga organet ligjzbatuese gjatë qeverisjes sonë për larje parash, bashkë me nënën e vet, bashkëpunëtore e afërt e Edi Ramës.

Të gjitha këto janë të faktuara, por megjithatë prokurorët e partisë injoruan të gjitha këto dokumente. I fshehën këto dokumente, nuk i çuan në gjykatë këto dokumenta dhe ai shkoi në dosje si bashkëpunëtori i paidentifikuar.

Olsi Rama, të kemi identifikuar ne dhe gjithë Shqipëria, ti je një trafikant kriminel dhe do marrësh atë që meriton bashkë me vëllanë tënd që të mbron.

 

ide