
Zbulohet data e Primareve në PD, zhvillohen në bazë Qarku, askush nuk përjashtohet!


Data 1 mars është caktuar si dita që do të zhvillohen Primaret në PD, garë nga e cila do të dalin edhe emrat e kandidatëve për deputetë. Pasi janë përcaktuar teknikalitetet, mësohet se as Drejtuesit politikë nuk do ti shpëtojnë garës.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm e Partisë Demokratike, Flamur Noka, përmes një njoftimi, ku ka treguar edhe formulën sesi do të kryhet ky proces.
Noka zbuloi se nuk do të jetë vetëm vota e primareve përcaktuese, por sipas tij, forumet e partisë do të analizojnë angazhimin e gjithësecilit kandidat dhe kontributin e secilit për votën e diasporës, për të siguruar 300 vota të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sekretari i Përgjithshëm PD Flamur Noka
Kemi vendosur ne Kryesi t'i paraqisim Keshillit Kombetar rregulloren.
Primaret nuk do të zhvillohen ne nivel dege, por qarku.
U shqyrtuan te gjitha obsionet, por përzgjodhem ate ne perputhje me sistemin zgjedhor.
Primaret nuk do të jene skualifikuese , apo votë negative.
Kjo vote nuk do të egzistoje.
Primaret do te jene kualifikuese. Do të vendoset një prag per çdo qark ne baze te numrit te anetareve te Partise, te votave qe jane marre ne zgjedhjet e fundit parlamentare si edhe te zgjedhjeve te brendshme ne Parti.
Nuk do te jete vetem vota e primareve percaktuse. Forumet do te analizojne angazhimin e secilit kandidat, sikunder kontributin per voten e diaspores per te siguruar 300 vota te shqiptareve qe jetojne dhe punojnë jashtë vendit.
Noka ju referua kritereve qe duhet te plotesoje çdo aspirant për kandidat, duke theksuar respektimin e kodit te etikës.
Një anëtar i Partise ka të drejtë të votojë vetem nje kandidat.
Në 1 Mars data e zhvillimit të primareve.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128