
Zgjedhjet e 11 majit, gazetari tregon dy çështjet e mëdha që mund të “shkundin” PS në Tiranë

Gazetari Ardit Hoxha tha se situata e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës është e vështirë, sa i përket zgjedhjeve të 11 majit.
Në Quo Vadis, Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Hoxha u shpreh se dy janë arsyet pse mazhoranca ka vështirësi në Tiranë, duke nënvizuar mungesën e Erion Veliaj në terren dhe problemeve që qytetarët kanë hasur në kryeqytet.
Gazetari shton se këta persona mund të jenë edhe jo votues, nuk do të thotë se do të shkojnë tek opozita.
Borakaj: PS në listë të hapur ka vendosur emra të fortë, por mendon se mungesa e Veliajt në terren dhe e Ballukut do të kenë efektin e tyre?
Hoxha: Padiskutim që po, dihet qasja që ka pasur Veliaj që nga 2015. Kishim një strukturë të secilës degë dhe krahas saj kishte edhe njerëz të Veliajt që punonin për të njëjtin qëllim. Situata për PS në Tiranë është e vështirë, për dy arsye, mungesa në terren e Veliajt dhe arsyeja tjetër është që ajo Tiranë që ne jetojmë nuk është aq e mirë sa videot me dronë. Këto janë dy çështje shumë të mëdha që e pengojnë Partinë Socialiste. Por për këta njerëz që i shohin këto probleme mund të mos votojnë në zgjedhjet e 11 majit, s’është e thënë se duhet të shkojnë tek opozita.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128