
Çalhanoglu: Asllani është talent, meriton shumë respekt

Hakan Çalhanoglu merr në mbrojtje Kristjan Asllanin. Mesfushori turk ka folur nga grumbullimi i kombëtares së tij, duke thënë se djaloshi shqiptar meriton më shumë respekt dhe minuta me fanellën zikaltër. Ai gjithashtu e konsideron një talent të madh.
Një gol i shënuar, objektivi i arritur dhe thuajse një ndeshje perfekte. Nuk keni gabuar asnjë top. Çfarë mund të thuash më shumë?
Morëm atë që donim në një ndeshje të vështirë. Ne donim të siguronim objektivin për të luajtur në Ligën A, por jo me “play off”. Megjithatë ia dolëm. Jemi të lumtur sepse do të vazhdojmë të luajmë në elitë dhe e merituam. Bëmë një ndeshje të mirë. E dimë që Hungaria është një fushë e vështirë për të luajtur. Fituam ndeshjen e dytë radhazi këtu.
Një ndeshje të mirë bëri edhe Arda Gyler. Kemi lexuar që e keni ftuar tek Interi…
Unë jam përgjigjur edhe më parë për këtë temë dhe nuk dua të shtoj asgjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendimi im lidhej vetëm me faktin që ai meriton të luajë më shumë për të ruajtur formën dhe ritmin.
Ndërkohë që një tjetër lojtar që dëshiron të luajë më shumë, është Asllani. Më ka thënë disa ditë më parë që ju jeni mësuesi i tij dhe që e keni ndihmuar shumë edhe jashtë fushës së lojës. Mendon që një ditë mund të jetë pasardhësi juaj tek Interi?
E falënderoj për atë që ka thënë. Ne jemi gjithmonë aty për ta ndihmuar. Lojtarët që kanë pak më shumë eksperiencë, janë duke ndihmuar ata më të rinjtë. Kristjan është një talent i jashtëzakonshëm. Ka kualitet për të luajtur për Interin. Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por jemi duke e ndihmuar. Mendoj se ai meriton më shumë. Kur ka pasur hapësira e ka bërë punën e tij ashtu siç duhet. Duhet thjesht që të vazhdojë kështu.
Inzagi, Asllani dhe Arnautoviç kanë thënë që Interi do t’i luajë 4 kompeticionet (kampionat, kupë, Champions dhe Botëror) për t’i fituar.
Shpresojmë. Sigurisht që ne lojtarët do të provojmë dhe duam ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi përgjegjësi të mëdha dhe e dimë këtë. Por jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Po nëse ju do të zgjidhnit një kompeticion, cili do të ishte?
Unë kam fituar gjithçka në Itali dhe objektivi im është që të fitoj një Champions. Kjo është ëndrra ime. Dy vite më parë humbëm edhe finalen kundër Sitit. Dua një tjetër finale, por ta fitoj. Sigurisht që një titull kampion tjetër nuk do të ishte keq. Është i rëndësishëm.
Vitin e fundit “Topin e Artë” e fitoi një mesfushor qendre. Në rast se fiton Champions-in dhe titullin me Interin… Nuk po ta bëj pyetjen, se e kuptove.
(Qesh). Shpresoj. Ne po luftojmë për të gjitha kompeticionet dhe ne lojtarët duam të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Sigurisht që një prej objektivave është që të jem edhe aty ku ju po thoni…
Çfarë do të thotë për Hakan Çalhanoglunë të luajë me Interin? Tifozët ju duan shumë.
Po është e vërtetë. Më kanë mbështetur gjithmonë që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Më kanë ndihmuar jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe si person. Dua t’i falënderoj sepse unë jam pjekur si lojtar edhe falë tyre. Atë që bëjnë për mua dhe për skuadrën është e pashpjegueshme. Mundet thjesht ta përjetosh. Unë po kaloj një moment të bukur. Në “San Siro” të japin një ndihmë të madhe dhe duam që këtë sezon t’i bëjmë të lumtur me trofe të rëndësishëm.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128